Rekord në Amsterdam: ‘Marubin’ e vizitojnë 54.600 persona

Rekord në Amsterdam: ‘Marubin’ e vizitojnë 54.600 persona

Disa nga mediat më të njohura në Europë kanë shkruar për ekspozitën në Muzeun e Fotografisë në Amsterdam, FOAM.

Por tani vjen lajmi se për dy muaj, ekspozita është vizituar nga 54.600 persona.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi e quajti këtë ekspozitë në hapjen e saj “jo vetëm një faqe e pasaportës sonë kulturore, por mbi të gjitha një ftesë për të vizituar Shqipërinë, sepse pasaporta jonë ka shumë faqe që duhen prekur”.

Lajmin për 54.600 vizitorë e jep kuratorja Kim Knoppers, duke njoftuar se vetëm në dy muaj ekspozim (16 shtator-27 nentor) “Dinastia Marubi” ishte në vëmendje të publikut hollandez dhe të huaj, njëherësh pjesë e shtypit vendas dhe të huaj si Financial Times, BBC, British Journal of Photography, LFI News, Tages Anzeiger, Photojournalism now, The Calvert Journal, Villa d’Arte, etj.

Kjo ekspozitë prezantoi rreth 300 imazhe të përzgjedhura nga kuratorja e njohur Kim Noppers në bashkëpunim me Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.

Shpërndaje në: