Rekord i ri në Amerikë, futbollisti debuton në moshën 13-vjeçare!
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës orët e fundit nuk është folur për asgjë tjetër.
Da’vian Kimbrough u bë lojtari më i ri në historinë e futbollit amerikan, duke bërë debutimin e tij në kampionatin USL (Liga e Dytë Amerikane) vetëm 13 vjeç, 7 muaj dhe 13 ditë.Sulmuesi i ri kishte nënshkruar në gusht me Sacramento Republic, që e kishte marrë nga New York Red Bulls.
Historic. Da’vian Kimbrough makes his professional debut at 13 years, 7 months, 13 days with his hometown club. pic.twitter.com/SNjsxQPlA5
— x – Republic FC (@SacRepublicFC) October 2, 2023
Ai hyri në fushë në minutën e 87-të të ndeshjes kundër Las Vegas Lights në vend të spanjollit Keko Gontán.
Kimbrough, i cili është në qendër të një intrige ndërkombëtare për shkak se mund të përfaqësojë si SHBA-në dhe Meksikën, thyen kështu rekordin e Axel Keit, i cili në vitin 2021 debutoi kur ishte 13 vjeç, 9 muaj e 9 ditë me Real Monarchs.