Reklamat e fshehura harxhuan bateritë e telefonave Android
Një raport i ri ka zbuluar një skemë masive të mashtrimit të reklamave që mashtroi kompanitë e marketingut dhe harxhoi bateritë e smartfonëve të përdoruesve.
Skema funksiononte përmes banerave të rrejshme të reklamave që ishin fshehur pas banerave të reklamave të ligjshme në aplikacionet Android.
Krijuesit e aplikacioneve të Android morën ankesa nga përdoruesit se bateria e tyre po harxhohej shumë shpejtë si arsye e përdorimit të tyre, por ata vet nuk e dinin se ku qëndronte problemi.
Pastaj u zbulua se ka reklama të fshehura të cilat po “vrisnin” bateritë e telefonave.
Këto reklama nuk janë shikuar nga askush pasi ishin të fshehura, duke bërë që edhe kompanitë të humbasin paratë e tyre pasi kishin investuar për reklama që dukeshin.
Mashtruesit, që kanë arritur të hakonin aplikacionet e Android, thuhet se kanë përvetësuar mijëra euro.