Reguilon nuk është mësuar me intensitet të lartë stërvitjesh: Java e kaluar ka qenë më e keqja në jetën time
Antonio Conte ka vendosur një standard të ri te skuadra e Tottenham Hotspur.
Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte, njihet si një nga trajnerët më kërkues nga lojtarët e tij.
Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe të thënat e Sergio Reguilon së fundmi, i cili duket se nuk është i mësuar të punojë në intensitete që kërkohen nga Conte.
“Ne po punojmë shumë fort, javët e fundit kanë qenë më të këqijat e jetës sime”, ka thënë Reguilon, i pyetur për punën me Conte, transmeton Periskopi.
Reguilon po gjen vend edhe në planet e Conte, por duket se për ta mbajtur pozitën e tij duhet shumë punë. /Periskopi/