Refuzoi vaksinën, vdes sportisti i njohur nga koronavirusi

Refuzoi vaksinën, vdes sportisti i njohur nga koronavirusi

Kikboksieri i famshëm belg, Frederic Sinistra ka ndërruar jetë nga pasojat e shkaktuara nga koronavirusi.

Frederic Sinistra ishte 41-vjeç, ai ishte në formë dhe gjendje të mirë kur u infektua me koronavirus. Simptomat u përkeqësuan papritur dhe ai përfundoi në spital.

Ai ka marrë pneumoni dhe ka postuar një foto në rrjetet sociale me mesazhin:

Do të kthehem një mijë herë më i fortë!

Megjithatë, ai vdiq tre ditë pas këtij njoftimi. Trajneri i tij zbuloi se ai ishte një kundërshtar i madh i vaksinimeve dhe masave të qeverisë për të shtypur pandeminë.

Ai as nuk ka dashur të qëndrojë në spital, por është larguar nga institucioni me kërkesën e tij për t’u trajtuar i vetëm në shtëpi.

Shpërndaje në: