Refuzohet oferta e Werder Bremen për Lirim Kastratin
Skuadra e Dinamo Zagreb nuk e ka ndërmend të heq dorë lehtë nga kartoni i Lirim Kastrati.
Lojtari i kombëtares së Kosovës, pas disa paraqitjeve të mira me fanellën e Dinamo Zagreb, ka marrë vëmendje edhe nga Bundesliga.
Skuadra në të cilën paraqitej Milot Rashica, është duke kërkuar sulmues që mund të luajë në krah, pikërisht për të mbuluar pozitat e Rashicës – ky i fundit që shkoi në drejtim të Norwich.
Megjithatë, ‘Deichstube’ raporton se oferta, ndonëse e përmirësuar nga Werder, është refuzuar përsëri nga kroatët, transmeton Periskopi.
Sipas raportimeve, oferta ishte për huazim, por me obligim blerjeje. Në total transferimi do të kapte shifrën e 2 milionë eurove, ku 500 mijë euro do të paguheshin për huazimin.
Thuhet se as gjermanët nuk janë dorëzuar dhe mund të pritet një ofertë e re në drejtim të Dinamos. /Periskopi/