Refuzohet kërkesa për lokacion, Gjilani-Drita luhet në stadiumin e qytetit

Refuzohet kërkesa për lokacion, Gjilani-Drita luhet në stadiumin e qytetit

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dritës në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës do të zhvillohet siç ishte paraparë.

Komisioni i Garave ka refuzuar kërkesën e Gjilanit për të zhvilluar ndeshjen ndërmjet Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kërkesa është refuzuar nga Komisioni i Garave dhe do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Arsyeja për refuzimin e kërkesës së Gjilanit thuhet të jetë orari i ngjeshur kur do të ketë ndeshjet të Prishtinës, të Kupës së Kosovës dhe të Kombëtareve të Kosovës.

Më poshtë mund të shihni vendimin e plotë të Komisionit të Garave.

Shpërndaje në: