Refuzimi i Kurtit për t’u paraqitur para prokurorisë, Behrami: Nga sot çdo qytetar mund të ndjek shembullin e tij

Refuzimi i Kurtit për t’u paraqitur para prokurorisë, Behrami: Nga sot çdo qytetar mund të ndjek shembullin e tij

Anarki dhe përmbysje të shtetit ligjor, e ka quajtur deputeti në ardhje i PDK-së, Artan Behrami, refuzimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për t’u paraqitur para prokurorisë pavarësisht se ka urdhër gjykate për t’u paraqitur në cilësi të dëshmitarit.

Artan Behrami tha se Kurti “vendosi precedant” dhe se rrjedhimisht nga sot, qytetarët “mund të ndjekin shembullin e tij” për të sfiduar autoritetet gjyqësore.

Postimi i plotë:

Kjo është anarki! Albin Kurti krijoi sot një precedent shkatërrues për institucionet demokratike të Kosovës!

Nga sot, çdo qytetar i Republikës së Kosovës, çdo i pandehur, çdo dëshmitar, çdo kriminel, duke e ndjekur shembullin e Kryeministrit të Kosovës, lirisht mund t’i sfidojë institucionet e drejtësisë!

Kurti i poshtëron krejt institucionet demokratike për ta krijuar idenë se ai është zëvendësim i krejt këtyre!

Kjo është përmbysje e shtetit ligjor!

Shpërndaje në: