Refuzimi i Kurtit për të shkuar në prokurori, Ramadani: Rrezikon deri në një muaj burgim

Sipas Burim Ramadanit me “trendin e sjelljes së Kurtit për refuzim për paraqitje në prokurori, është e pashmangshme me shku në mbajtje (burgim deri në një muaj)”.
Ai tha se Kurti rrezikon një muaj paraburgim.
“Tash gjykatësi e ka dhanë urdhërin që dëshmitari, në këtë rast Kurti duhet me u paraqitë. Pastaj është pjesë që rrezikon me shku deri në një muaj burgim nëse paraqitet e refuzon me folë se leje më…”, tha Ramadani në Pressing.
“Nëse z.Kurti në javët e ardhshme arrin me marrë 1 muaj burgim, realisht është bllokim i ndërtimit të institucioneve të Kosovës dhe konstituimit të Kuvendit, që është arma e vetme e Kurtit me shty krijimin e institucioneve dhe me çu Kosovën në zgjedhje”, shtoi Ramadani.