Referi legjendar deklarohet për penalltinë e Ronaldos: 100% gabim, VAR-i do të duhej të përdorej
Ish-referi i Premier League, Mike Dean, e ka cilësuar si të frikshme mungesën e përdorimit të sistemit VAR në penalltinë kontraverse të Cristiano Ronaldo-s në fitoren e Portugalisë kundër Ganës në Botërorin e Katarit.
Ronaldo, sulmuesi legjendar që u largua nga Manchester United, këtë javë, e hapi llogarinë e golave në minutën e 65-të nga pika e bardhë.
Duke analizuar këto pamje në një studio televizive, Dean tha: “Shikuar nga këndi i referit, kjo duket si një faul. VAR-i do të duhej ta nxirrte referin jashtë telasheve. Mbrojtësi e prekë qartë topin, pastaj Ronaldo godet prapa mbrojtësin dhe fiton kontaktin. Nuk është faji i referit. Ai ka dhënë vendimin në fushën e lojës. VAR-i, sipas meje, do të duhej të përfshihej dhe ta ftonte referin ta shikonte pamjen”, tha ai.
“Është e frikshme, më duhet të them. Jam i shokuar. Më pëlqen t’i mbështesë referët gjithmonë, por ju nuk ta mbështesni një gjë të tillë. Ju nuk mund ta mbroni të pambrojturën. Penaltia duhej të anulohej. Referi do të duhej ta shikonte rastin. 100% është gabim penaltia”, tha referi legjendar.
Portugalia fitoi me rezulatin 3-2 në ndeshjen e parë të grupit H. /Periskopi/