Reduktimet me rrymë: Sot protestohet para KEDS-it në Pejë

Reduktimet me rrymë: Sot protestohet para KEDS-it në Pejë

Sot banorët e Vitomiricës do të mblidhen për të protestuar para zyrave të KEDS-it, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Kështu bëri të ditur gazetari i Klan Kosovës, Valdrin Daci, i cili njoftoi se protesta do të zhvillohet me fillim nga ora 8:25.

Ai tha se edhe shumë biznese kanë mbetur pa energji elektrike, duke u shkaktuar dëme të mëdha atyre, situatë kjo që po mbretëron që nga e hëna e kësaj jave.

Shpërndaje në: