Reçica takon veprimtarin Nusret Hamza, ia dorëzon librezën e anëtarësisë në PDK
Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica ka takuar veprimtarin Nusret Hamza i cili jeton dhe vepron në Thun të Zvicrës të cilit ia ka dorëzuar librezën e anëtarësisë.
”Përkushtimi i tij është një shembull i qartë i rolit të rëndësishëm që mërgata ka në zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë”, ka shkruar Reçica.
Postimi i plotë:
Pata kënaqësinë që t’ia dorëzoja librezën e anëtarësisë së Partisë Demokratike të Kosovës, veprimtarit të ditëve të para, Nusret Hamzës, një mërgimtar i përkushtuar që jeton dhe vepron në Thun të Zvicrës.
Edhe pse larg kufijve të Kosovës, Nusreti vazhdon të tregojë përkushtim dhe dashuri për vendin e tij të lindjes, duke e fuqizuar edhe më shumë angazhimin në PDK, për një Kosovë më të mirë, më të zhvilluar dhe më prosperuese. Përkushtimi i tij është një shembull i qartë i rolit të rëndësishëm që mërgata ka në zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë.