Reçica: Shtimja i bashkohet frymës së ndryshimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë
Kandidati i PDK-së për deputet, Elmi Reçica ka shprehur mirënjohjen për pritjen masive që mori në tubimin në Shtime.
Reçica tha se PDK mori përkrahje të madhe nga Shtima.
‘Shtimja i bashkohet frymës së ndryshimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë’, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Nga tubimi i jashtëzakonshëm në Shtime. Është koha për Bedri Hamzën kryeministër!
Përkrahja e fuqishme e qytetarëve të Shtimes dëshmon besimin në vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim ekonomik, mirëqenie qytetare dhe drejtësi sociale. Shtimja i bashkohet frymës së ndryshimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë.
#PDK131
#MaMirë
#BedriHamzakryeministër