Reçica pas tubimit me veteranët: PDK mbështet të gjitha kategoritë e dala nga lufta
Kandidati i PDK’së për deputet, Elmi Reçica, ka shkruar pas tubimit të partisë me veteranët e luftës, shkruan Periskopi.
“Bedri Hamza, për një qeverisje që nderon dhe mbështet të gjitha kategoritë e dala nga lufta. PDK-ja mbetet e përkushtuar për t’i dhënë secilës kategori respektin dhe mbështetjen që meriton”, ka shkruar Reçica në Facebook.
Postimi i plotë:
Në takimin madhështor me familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u prezantua vizioni i PDK-së dhe i kryeministrit në ardhje, z. Bedri Hamza, për një qeverisje që nderon dhe mbështet të gjitha kategoritë e dala nga lufta.
PDK-ja mbetet e përkushtuar për t’i dhënë secilës kategori respektin dhe mbështetjen që meriton.
Bashkë për një Kosovë më të mirë!
#PDK131 | #MaMirë
#BedriHamzaKryeministër