Recetë e lashtë Indiane, magji që ushqen rrënjët e flokëve

Recetë e lashtë Indiane, magji që ushqen rrënjët e flokëve

Flokët e shëndetshëm, të gjatë dhe të ndristshëm janë ëndërr e të gjitha vajzave.

Rritja e flokëve ka të bëjë shume me gjenet trashëguese, por përdorimi i piastrës, tharëses e bojërave me përmbajtje kimike dobëson dhe pengon rritjen e tij.

Përbërësi sekret i maskës së mëposhtme është lëngu i qepës së kuqe, i cili është i pasur me sulfur që stimulon prodhimin e kolagjenit e që është faktor kryesor i rritjes së flokëve,  ky përbërës gjithashtu është i pasur me antioksidantë e përbërës me veti antiinflamatore që mbrojnë folikulat nga veprimi i radikaleve të lira.

Dermatologët kanë zbuluar se përdorimi i këtij lëngu redukton rënien e flokëve deri në 87 % ndërkohë që nuk ka asnjë efekt negaitv apo anësor për flokët dhe lëkurën e kokës. Gjithashtu ndalon tharjen dhe përmirëson cilësinë e tyre.

Receta:

Shtrydhni katër qepë të kuqe, shtoni edhe një lugë mjaltë dhe përziejini mirë. Pastaj masazhoni kokën me këtë përmbajtje dhe mbajeni për 30 minuta. Nëse nuk ju bezdis aroma, mund ta mbani rreth një orë. Mbas kësaj procedure, lani flokët normalisht.

Këshillohet që ta përsërisni dy herë në javë.

Shpërndaje në: