Rebelohet Harry Kane, konfirmohet se ai nuk u shfaq fare në stërvitjet e Tottenhamit sot
Harry Kane nuk është shfaqur në stërvitjet e Tottenhamit, të hënën në mëngjes.
Sipas ‘Sky Sports’, Kane pritej të rikthehej në klub pas një pushimi të shkurtër, transmeton Periskopi.
Por sipas raporteve ai nuk u shfaq fare.
”Kapiteni i Anglisë është dashur të ishte aty në ora 10:30 por Harry Kane nuk ka ardhur në stërvitje,” tha reporteri i ‘Sky Sports’.
Kane besohet se ka arritur një ‘marrëveshje gjentëlmenësh’ për t’iu bashkuar Manchester Cityt këtë verë – diçka që Spurs nuk e pranon. /Periskopi.com/
BREAKING: Harry Kane has not shown up for Tottenham training. He was due to return to Hotspur Way this morning following a short holiday.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) August 2, 2021