Real Madridi zyrtarizon miqësoren me Milanin, luhet në këtë datë

Real Madridi zyrtarizon miqësoren me Milanin, luhet në këtë datë

Real Madridi do të luajë ndeshje parasezonale, përgatitore me Milanin para sezonit 2021/22.

Rangers do të jetë kundërshtari i parë i madrilenëve në parasezon, teksa takimi do të luhet në fund të muajit korrik.

Sidoqoftë, tash është konfirmuar edhe një ndeshje miqësore e ‘Los Blancos’.

Takimi në fjalë do të luhet kundër Milanit, në Klagenfurt të Austrisë.

Klubi spanjoll ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se kjo miqësore zhvillohet më 8 gusht dhe nis prej orës 18:30. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: