Real Madridi vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Chelseat, munguan dy futbollistë në stërvitje
Real Madridi po përgatitet për një javë tjetër vendimtare në fatin e sezonit të tyre.
Pasi mposhti Barcelonën 4:0 javën e kaluar për të kaluar në finalen e Kupës së Mbretit, “Los Blancos” tani do të përballet me Chelsean në në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” vazhduan me stërvitjet këtë të hënë me dy mungesa, ka raportuar “Mundo Deportivo”.
Ferland Mendy po vazhdon rikuperimin e tij, teksa besohet se do të rikthehet pas rreth tre javëvet. Ai ka humbur pjesën më të madhe të sezonit shkaku i lëndimeve dhe në këtë pikë nuk mund të konsiderohet si një pjesë kyçe e skuadrës.
Edhe Mariano Diaz ka munguar në stërvitje sot. Gjithsesi, ai ka zhvilluar vetëm 51 minuta në total këtë sezon dhe nuk vlerësohet si ndonjë mungesë e madhe për Carlo Ancelottin.
Kujtojmë se ndeshja e parë çerekfinale mes Real Madridit dhe Chelseat do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, më 12 prill, kurse ajo e kthimit më 18 prill, në “Stamford Bridge”.