Real Madridi turpërohet midis ‘Bernabeut’ nga të panjohurit që vijnë nga Moldavia
Real Madridi është shokuar në terren të vetë nga skuadra moldave, Sheriff Tiraspol, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë në grupet e Champions Leagues.
‘Los Blancos’ u mposhtën 2-1 dhe është një humbje që nuk do të harrohet lehtë në mesin e fansave, shkruan Periskopi.
Ishin pikërisht mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi në minutën e 25-të përmes Jakhashibaev, me Karim Benzeman që eventualisht barazoi nga penalltia në minutën e 65-të.
Mirëpo, krejt në fund, në minutën e 90-të, mysafirët shënuan golin historik të klubit përmes Thill.
Pas dy xhirove, cuditërisht Sheriff Tiraspol kryeson në Grupin D me gjashtë pikë, tri më shumë se Real Madridi në të dytin. /Periskopi.com/