Real Madridi shpartallon Liverpoolin në ‘Bernabeu’, goli si mysafir shpresë për ‘Të Kuqtë’

Real Madridi shpartallon Liverpoolin në ‘Bernabeu’, goli si mysafir shpresë për ‘Të Kuqtë’

Real Madrid ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve me rezultat 3-1.

Vëmendjen kryesore në këtë ndeshje e pati Vinicius Junior, i cili shënoi dy gola dhe zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.

Toni Kroos asistoi golin e parë për Vinicius në minutën e 27-të, ndërsa Marco Asensio shënoi në minutën e 36-të për të shkuar në pushime me rezultat 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Mohamed Salah shënoi një gol të ‘shpresës’ për Liverpoolin, mirëpo nuk rezultoi i tillë.

Epilogun përfundimtar kësaj ndeshje ia dha Vinicius, duke shënuar edhe një herë tjetër në minutën 65′.

Ndeshja e dytë do të luhet më 14 prill në Anfield, nëse nuk ndryshojnë gjërat.

Shpërndaje në: