Real Madridi shpartallon Granadan, merr kreun e La Ligas
Los Blancos kanë regjistruar fitoren e radhës në La Liga.
Skuadra e Real Madrid ka shënuar fitore 1:4 në udhëtim kundër Granada, shkruan Periskopi.
Madrilenët shënuan së pari me anë të Marcos Asensio, në minutën e 19’ të takimit, kurse epërsinë e dyfishuan me anë të Fernandez në minutën e 25’. Në të dyja rastet, asistuesi ishte Toni Kroos.
Para fundit të pjesës së parë, Granda shënoi me anë të Luis Suarez, për shifrat 2:1. Kurse, në pjesën e dytë, Reali shënoi edhe dy herë të tjera.
Fillimisht, Vinicius Junior shtyu topin në rrjetë në minutën e 56’ për 3:0, para se Monchu të ndëshkohej me të kuq. Me 10 lojtarë, Granada la hapësira edhe për një gol të fundit, të cilin e shënoi Ferland Mendy në minutën e 76’.
Me këtë fitore 1:4, Real Madridi numëron 30 pikë dhe merr kreun e tabelës, derisa Granda ka 11 pikë në pozitën 18. /Periskopi/