Real Madridi shokohet nga Getafe, vitin e ri e fillon me humbje
Real Madridi e ka filluar me humbje vitin 2022, derisa është mposhtur me rezultat 1-0 si mysafire e Getafes, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19 në La Liga.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Enes Unal në minutën e nëntë, pas një gabimi të tmerrshëm në mbrojtje nga Eder Militao, shkruan Periskopi.
Përkundër insistimeve, gola të tjerë nuk pati dhe ‘Los Blancos’ kështu pësojnë humbjen e dytë në La Liga këtë sezon.
Pavarësisht disfatës, Reali mbetet në pozitën e parë me 46 pikë, tetë më shumë se Sevilla, por kjo e fundit ka dy ndeshje më pak të luajtura. /Periskopi.com/