Real Madridi fiton me çykë t’zorit
Real Madrid ka triumfuar në kuadër të xhiros së 24-të të La Ligas ndaj Real Valladolid.
Reali ka shfrytëzuar humbjen e liderit, Atletico Madrid të cilët humbën ndeshjen ndaj Levantes.
“Los Blancos” edhe pse me mungesa të shumta, arritën të arkëtojnë tre pikë në këtë ndeshje.
Pjesa e parë ishte pa gola.
Në pjesën e dytë, heroi i Realit ishte Carlos Casemiro. Braziliani shfrytëzoi një asistim nga Toni Kroos në min (65’) për të zhbllokuar rezultatin.
Ky gol ishte i mjaftueshëm për të marrë tre pikë Reali.
Rezultati përfundimtar, Real Valladolid 0-1 Real Madrid.
Tani, Reali ka 52 pikë dhe qëndron vetëm tre pikë larg Atletico Madridit që mban vendin e parë në La Liga.