Real Madridi e dëshiron Antonio Silvan
Sipas gazetës portugeze, Record, Real Madridi ka dërguar skautët në Vizela – Benfica të shtunën e kaluar.
Arsyeja ka një emër dhe mbiemër: António Silva, talenti i ri premtues nga akademia e Benficas.
Nga këtu mund të dalë qendërmbrojtësi i radhës i “Los Blancos”, pozicion që mund të përforcohet në merkaton e radhës.
Megjithatë, Benfica e vlerëson futbollistin në 100 milionë euro, shifër kjo shumë e madhe për madrilenët.
Pavarësisht ardhjes së Antonio Rüdiger verën e kaluar, fakti që Nacho nuk e ka siguruar kategorikisht vazhdimësinë e tij, si Mendy i obligon kryesinë e Real Madridit që t’i shohë opsionet.
Josko Gvardiol, nga RB Leipzig dhe i rekomanduar nga Modric është opsioni tjetër.
Kroati është 21 vjeç, tre vjet më i ri se António Silva i cili konsiderohet si një nga dominuesit e ardhshëm në këtë pozicion.