Real Madridi del me komunikatë zyrtare pas largimit të Zidane: Ai e di se e ka vendin në zemrat tona
Real Madridi ka dalë me komunikatë zyrtare pas largimit të Zinedine Zidane nga posta e trajnerit të skuadrës.
Qysh dje u bë i ditur ky lajm, por u desh të prisnim deri sot në reagimin e klubit ‘mbretëror’.
Dhe tash, Reali ka dalë me një komunikatë, duke shkruar: ”Klubi konfirmon se Zinedine Zidane ka vendosur t’i japë fund kohës së tij si trajner i klubit tonë.
”Tani ne duhet ta respektojmë vendimin dhe të shprehim mirënjohjen tonë.
”Ai e di se e ka vendin në zemrat e fansave të Real Madridit dhe se ai gjithmonë do të ketë një shtëpi në Real Madrid.” /Periskopi.com/