Real Madrid refuzoi mundësinë për të nënshkruar me Ronaldon disa herë

Real Madrid refuzoi mundësinë për të nënshkruar me Ronaldon disa herë

Real Madrid refuzoi mundësinë për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon në shumë raste, pavarësisht ofertës të Manchester United.

Periudha e dytë e Ronaldos me United përfundoi me hidhërim pasi intervista e portugezit me Piers Morgan çoi në përfundimin e kontratës së tij, shkruan Periskopi.

Pas disa javësh spekulimesh, në fillim të janarit u konfirmua se pesë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar për klubin e Arabisë Saudite, Al Nassr.

Ronaldo u zbulua zyrtarisht nga klubi i tij i ri javën e kaluar, tifozët e Al Nassr u mblodhën të gjithë për të parë një paraqitje të shkurtër të 37-vjeçarit.

U raportua se agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, iu afrua disa herë gjigantit të La Ligës, Realit gjatë verës për një transferim të mundshëm.

Megjithatë, u tha se asnjë propozim për ta rikthyer atë në Bernabeu nuk do të bëhej pavarësisht se United ofroi të mbulonte pjesën më të madhe të pagës së Ronaldos për sezonin.

Pas largimit nga United në nëntor, Ronaldo u pa në stërvitje në bazën e Madridit, gjë që çoi në spekulime se një rikthim i bujshëm mund të ishte në horizont, por kjo nuk ndodhi./Periskopi/

Shpërndaje në: