Real Madrid me pesë mungesa për ndeshjen ndaj Valencias

Real Madrid me pesë mungesa për ndeshjen ndaj Valencias

Gjigantin spanjoll, Real Madrid, të dielën e pret një përballje e vështirë në La Liga.

Real Madridi do të jetë mysafirë i Valencias në kuadër të xhiros së katër të La Ligas.

‘Mbretërit’ vijnë në këtë ndeshje pas triumfit shumë të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.

Megjithatë ‘Los Blancos’ janë duke u përballur me probleme të shumta shkaku i lëndimeve.

Kundër Valenicas nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Dani Ceballos, Ferland Mendy, Garreth Bale, Toni Kroos dhe Marcelos.

Të gjithë këta futbollistë janë duke u rikuperuar nga lëndimet dhe do të jenë mungesa të rëndësishme, por gjiganti spanjoll ka lojtarë të mjaftueshëm që mund t’i zëvendësojë. 

Shpërndaje në: