Real Madrid e mbyll me fitore vitin 2021, triumfon ndaj Bilbaos
Real Madrid ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Athletic Bilbao, në kuadër të xhiros së 21-të, që njëkohësisht ishte ndeshja e fundit për këtë vit.
“Los Blancos” triumfuan me rezultat të ngushtë 1 – 2, shkruan lajmi.net.
Ishte Karim Benzema që realizoi një eurogol për t’i dhënë epërsinë mysafirëve (4′) pas një pasimi të Toni Kroos.
Ndërsa, pas një gabimi në mbrojtje, francezi përfitoi sërish, duke shënuar edhe golin e dytë, vetëm tre minuta më vonë (7′).
Vendasit u këndellen shpejtë, duke ngushtuar epërsinë përmes Sancet (10′).
Real Madrid në përgjithësi ishte skuadër shumë më kërkuese, por u mungoi finalizimi i aksioneve gjatë tërë ndeshjes.
Ndërkohë, vendasit gjithashtu rrezikuan disa herë përmes disa kundërsulmeve të shpejta, por Courtois ishte në vendin e duhur.
Kështu, Real Madrid e mbyll këtë vit si lider me 46 pikë, tetë më shumë se pozita e dytë që e zë Sevilla, derisa Bilbao renditët në vendin e 10-të me 24 sosh./