Reagon Zhegrova pasi u tha se u rrah me Aro Muricin: E kam shokun më të mirë

Reagon Zhegrova pasi u tha se u rrah me Aro Muricin: E kam shokun më të mirë

Edon Zhegrova ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në një rrahje me Arijanet Muricin, siç po raportohet në medie.

Një gazetë lokale raportoi se ylli i Baselit u rrah me portierin e ëillem II, duke shkaktuar stuhi mediatike në vend, shkruan Periskopi.

Megjithatë, vetë Zhegrova ka dalë me një prononcim ku ka mohuar një gjë të tillë.

“Ky lajm aspak nuk është i vërtetë. Shokun më të ngushtë e kam Aro Muriqin. Nuk i kuptoj lajmet të cilat po qarkullojnë. Unë nuk jam përleshur me askënd dhe jam i përkushtuar që të jap më të mirën për Kosovën”, ka thënë Zhegrova për KOHËN.

Për më tepër, e njëjta gazetë më herët raportoi se Muric ishte përjashtuar për shkak se ishte paraqitur i dehur në stërvitje.

Mirëpo, burime brenda Federatës së Futbollit të Kosovës bëjnë të ditur se një gjë e tillë nuk ka ngjarë dhe ai është përjashtuar pasi ka thyer rregulloren e lëvizjes së lirë të vendosur nga Federata. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: