Reagon Zhaklina pas publikimit të audios se është shantazhuar nga burri i Oltës
“Big Brother Vip 2”, është kthyer në një “luftë” jo vetëm brenda shtëpisë mes Olta Gixharit dhe Luizit, por edhe jashtë.
“I thashë produksionit sot se burri i Oltës do të më shantazhojë, edhe unë ndihem e ofenduar që mendon që të më blej me lekë, unë nuk jam Olta nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës”, dëgjohej të thotë oponionistja.
Lidhur me këtë ka reaguar vetë Zhaklin Lektari, përmes një video në rrjetet sociale.
“Po është e vërtete burri i Oltes nepermjet një miku te përbashkët ka dashur te takohet me mua dhe gjeja e pare qe kam dashur te beje është te lajmëroje produksionin, i cili me ka këshilluar te mos takohem as me ketë familjar dhe as me familjaret e tjerë. Per shkak te presionit te madh unë kam përdorur termin e gabuar, sigurisht ai nuk me ka shantazhuar, sepse unë nuk e kam takuar kurrë”, është shprehur Zhaklina.
“Per mua te gjithe banoret janë njësoj dhe unë do vazhdoj te jem tolerante, te ve ne dukje kur banoret gabojnë, kështu qe ju lutem, mos fryni dhe mos zmadhoni diçka qe nuk është e vërtet”, tha Zhaklin.