Reagon Woodward pasi dha dorëheqje si nënkryetar i Man Unitedit, këto janë fjalët e tij
Manchester Unitedi ka dalë me komunikatë zyrtare ku ka konfirmuar largimin e nënkryetarit të klubit, Ed Woodward, i cili nuk do ta ushtrojë më postin pas përfundimit të këtij sezoni.
Mosmarrëveshjet lidhur me formimin e Superligës Evropiane kanë nxitur dorëheqjen e tij, edhe pse është raportuar se ai e kishte planifikuar largimin e tij në fund të këtij viti.
“Jam ekstremisht krenar që i kam shërbyer Unitedit dhe ka qen nder të punoj për klubin më të madh botëror të futbollit në 16 vitet e fundit”.
“Klubi është i pozicionuar mirë për të ardhmen dhe do ta kem të vështirë largimin në përfundim të vitit”.
“Kemi investuar më shumë se një miliard funte në skuadër gjatë kohës time dhe jam i entuziazmuar me progresin e lojtarëve nën drejtimin e zgjuar të Ole Gunnar Solskjaer ekipit të tij trajnues në dy vitet e kaluara”.