Reagon UEFA: Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë nuk e nënkupton vlefshmërinë e Superligës Evropiane
Pak minuta pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, ka arritur përgjigja e shumëpritur nga UEFA.
Shtëpia e futbollit evropian ka shkruar se vendimi i sotëm i kësaj Gjykate nuk nënkupton se i është dhënë drita e gjelbër themelimit të Ligës Evropiane, projekt ky i nisur pak vite më parë nga 12 klube, të cilat më pas u tërhoqën një pas një pas kërcënimeve që ua bëri UEFA me suspendim dhe përjashtim nga ombrella e saj, lojtarëve dhe klubeve.
“UEFA e merr parasysh vendimin e publikuar sot nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian në rastin e Superligës Evropiane. Ky vendim nuk e nënkupton aprovimin apo vlefshmërinë e të ashtuquajturës ‘super league’, por përkundrazi e nënvizon një mangësi historikë në para-autorizim të UEFA-s, një aspekt teknik që ishte i njohur dhe trajtuar tashmë në qershor të vitit 2022. UEFA ka besim në qëndrueshmërinë e rregullave të saj të reja dhe veçanërisht se ato janë konform të gjitha ligjeve dhe rregullave përkatëse evropiane”, njofton UEFA.
“UEFA mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për ta mbështetur piramidën futbollistike evropiane, duke siguruar se do të vazhdojë t’ju shërbejë interesave më të gjera të shoqërisë. DO të vazhdojmë ta plasojmë modelin sportiv evropian kolektivisht me federatat kombëtare, ligat, klubet, tifozët, lojtarët, trajnerët, institucionet evropiane, Qeverisë dhe partnerët”, vazhdoi institucioni më i lartë i futbollit evropian.
“Besojmë se piramidat e futbollit evropian të bazuara në solidaritet, të cilat tifozët dhe të gjitha palët e interesit e kanë deklaruar si modelin e tyre të pazëvendësueshëm, do të mbrohet nga kërcënimet e evazionit nga ana e ligjeve evropiane dhe kombëtare”, përfundoi UEFA. /Express