Reagon Solskjaer pas barazimit të dhimbshëm në frymën e fundit, kritikon hapur skuadrën

Reagon Solskjaer pas barazimit të dhimbshëm në frymën e fundit, kritikon hapur skuadrën

Manchester Unitedi nuk arriti të nxjerr më shumë se një barazim 3-3 kundër Evertonit, pavarësisht se pati një epërsi prej 2-0 pas pjesës së parë.

Ishte një ndeshje vërtetë dramatike, me Evertonin që barazoi literalisht me frymën e fundit në minutën e 95-të, shkruan Periskopi.

Pas ndeshjes, ka reaguar trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer duke thënë:

”Ne luajtëm futboll të mirë në pjesën e dytë, por pranuam tre gola nga tre goditje në objektiv. Kur bëni këtë është zhgënjyese.

”U desh ta dërgonim topin te këndorja dhe ta mbanim. Gola të dobët t’i pranojmë.

”Nuk do ta fajësoja askënd për golat, por e dimë se është dashur të reagonim më mirë si skuadër te të gjithë ata.

”Ne nuk duhet as të konsiderohemi si sfidues për titull, jemi përmirësuar si skuadër dhe të shohim ku do të përfundojmë. Duhet të ndalojmë së pranuari gola të lehtë.

”Rezultatet krijojnë disponim, goditja e fundit e topit na bën të shkojmë në shtëpi shumë, shumë të zhgënjyer, kemi humbur dy pikë për një top të gjatë nga i cili është dashur të mbrohemi.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: