Reagon Rama pasi PDK-ja ia prishi “pazarin”: Është në dëm të qytetarëve të Prishtinës

Reagon Rama pasi PDK-ja ia prishi “pazarin”: Është në dëm të qytetarëve të Prishtinës

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot është mbajtur seanca e radhës, në rend ditë është vendosur Plani Zhvillimor Komunal 2024-2032, por diskutimi për këtë u bllokua nga PDK, shkruan Periskopi.

I pari i kryeqytetit, Perparim Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar, duke thënë se kjo “është në dëm të qytetarëve të Prishtinës”.

“VV dhe PDK u bënë bashkë për të bllokuar vënien në diskutim publik të Planit Zhvillimor të Prishtinës, i cili është dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e Kryeqytetit për periudhën 2024 – 2032. Ky bojkot nga VV dhe PDK, është në dëm të qytetarëve të Prishtinës sepse ua pamundëson të drejtën e tyre ligjore dhe kushtetuese për kontribut në këtë dokument të rëndësishëm”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Lidhur me këtë Periskopi ka raportuar se për të kaluar këtë pikë, e cila është edhe më e rëndësishmja për zhvillimin e kryeqytetit, dyshohet që kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka bërë ‘pazare’ me dy asmabliste të PDK-së.

Postimi i plotë i Përparim Ramës:

VV DHE PDK BLLOKOJNË PJESËMARRJEN E QYTETARËVE NË PLANIN ZHVILLIMOR TË PRISHTINËS
VV dhe PDK u bënë bashkë për të bllokuar vënien në diskutim publik të Planit Zhvillimor të Prishtinës, i cili është dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e Kryeqytetit për periudhën 2024 – 2032. Ky bojkot nga VV dhe PDK, është në dëm të qytetarëve të Prishtinës sepse ua pamundëson të drejtën e tyre ligjore dhe kushtetuese për kontribut në këtë dokument të rëndësishëm.
Me këtë rast, i falënderoj përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancës Kosova e Re, NISMA dhe Lëvizja për Bashkim për përkrahjen e vazhdueshme në zhvillim të Kryeqytetit.

Shpërndaje në: