Reagon Meta pas lirimit të Berishës: De-Sorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me lirimin nga arresti shtëpiak të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me një vendim të fundit të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ky lajm vjen ekzaktësisht 333 ditë pas arrestimit të tij më 30 dhjetor 2023, kur Berishës iu komunikua masa e arrestit të shtëpisë, pasi ai nuk pranoi detyrimin e paraqitjes mbi akuza që lidhen me korrupsionin pasiv dhe shpërdorimin e detyrës, në dosjen e njohur si çështja “Partizani”.
Në bazë të një komunikate nga avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, vendimi është i aplikueshëm që ditën e sotme dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.
Lidhur me këtë, Meta ka gjetur rastin që nga qelia të urojë për lirimin liderin e opozitës, si edhe gjithë qytetarët, të cilët sipas tij duan dhe meritojnë një shtet të së drejtës.
“Në veçanti, dua të përshëndes Prof. Dr. Berishën me deklaratën time, si President i Republikës, të bërë më 22 maj 2021, kur ai u shpall “non grata”, sepse gjithmonë kam qenë i bindur se ajo fletërrufe u hartua kundër tij nga Edi Rama, Sorosi, Charles McGonigal, Rossini dhe Mcgonigalët e tjerë për të shkatërruar pluralizimin politik për qëllime korruptive dhe helmuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve”, shkruan Meta në reagim.
Ai gjithashtu falënderoi Gjykatën e Strasbourg-ut, e cila siç thekson Meta, “si asnjëherë tjetër e ka klasifikuar rastin ‘Berisha’ si çështje me përparësi dhe e ka komunikuar shpejt këtë njoftim”.
“Desorosifikimi drejtësisë dhe shoqërisë tonë është një emergjencë kombëtare për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe mbrojtur interesat kombëtare”, përmbyll Meta deklaratën.
Vendimi:
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga arresti shtëpiak kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ky lajm vjen ekzaktësisht 333 ditë pas arrestimit të tij më 30 dhjetor 2023, kur Berishës iu komunikua masa e arrestit të shtëpisë, pasi ai nuk pranoi detyrimin e paraqitjes mbi akuza që lidhen me korrupsionin pasiv dhe shpërdorimin e detyrës, në dosjen e njohur si çështja “Partizani”.
Në bazë të një komunikate nga avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, vendimi është i aplikueshëm që ditën e sotme dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.
Kjo mund të quhet edhe fitorja më e madhe e Berishës prej arrestimit të tij, të cilin e ka kundërshtuar forcërisht dhe ka kërkuar hetimin në gjendje të lirë, ashtu siç ai e ka përshkruar se ligji e parashikon.
Vendimi i GJKKO-së ndërkaq vjen edhe pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila pasditen e 21 nëntorit, ka shpallur vendimin në lidhje me kërkesat e ish-kryeministrit, Sali Berisha, sa i takon masës së arrestit ndaj tij. Kjo e fundit hoqi ndalimin e daljes nga vendi, por tha dhe SPAK kishte të drejtë për arrestimin pa e çuar në Kuvend çështjen.
Drejtuesja e këtij institucioni, Holta Zaçaj, ka bërë me dije se ndryshe nga kërkesa e Berishës, SPAK nuk kishte nevojë për autorizimin e Kuvendit për masat e vendosura ndaj tij.
“Duke iu referuar llojit të detyrimit që vendos masa dhe shpeshtësisë së zbatimit të tij (një herë në dy javë), gjykata njëzëri arriti në përfundimin se ajo nuk prek funksionet legjislative të Kuvendit dhe nuk e pengon deputetin të ushtrojë të drejtat e tij si deputet. Për rrjedhojë gjykata njëzëri arriti në përfundimin se në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit”.
Por nga ana tjetër, Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën e Berishës për pezullimin e vendimit të SPAK sa i takon ndalimit të daljes jashtë shtetit.
“Gjykata e shqyrtoi masen e sigurimit ‘ndalim i daljes jashtë vendit’ në kuadër të lirisë së levizjes të garantuar nga neni 38 të Kushtetutës, e cila është e ndryshme nga liria personale e garantuar nga neni 27 i Kushtetutës dhe për pasojë kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt, ndaj Gjykata me shumicë votash vlerësoi se kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria për këtë masë nuk ishte i nevojshëm”.
Por, nga ana tjetër, një influencë në këtë mund të ketë pasur edhe një vendim i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasbourg, e cila ka pranuar padinë e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kundër vendimit të Prokurorisë së Posaçme SPAK për ta lënë atë nën masën e “arrestit të shtëpisë”, lidhur me çështjen e njohur si dosja “Partizani”, ku Berisha akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Berisha, përmes një komunikimi publik.
Përtej kësaj, Gjykata me vendndodhje në Strasbourg, e ka klasifikuar rastin si “leading”, duke nënkuptuar se ka rëndësi dhe përparësi në trajtim.
Vetë Berisha e pati bërë me dije se ai do ta çonte në Strasbourg çështjen, pas vendimeve të ndryshme në shumë shkallë dhe mbi të gjitha pas atij të kushtetueses më 21 nëntor, ku thuhej se nuk nevojitej autorizimi i Kuvendit për vendimin e SPAK.
Ndërkaq, në vendimin e plotë dhe të zbardhur të GJEDN, shkruhet:
Çështja ka të bëjë me kërkesën e kërkuesit për rishikim gjyqësor të arrestit të tij shtëpiak me dyshimin për kryerjen e një vepre penale dhe ndërhyrjen si pasojë në punën e një deputeti të Kuvendit.
Aplikanti është një politikan i shquar në vend, ish-president dhe kryeministër, deputet aktual i Parlamentit dhe lider i partisë kryesore opozitare.
Më 20 tetor 2023, Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (“gjykata e shkallës së parë”), pas kërkesës së Prokurorisë Speciale (“prokurori”), vendosi ndaj kërkuesit si masë sigurie kërkesën të raportonte rregullisht në polici dhe të ndalonte daljen nga vendi. Masat e sigurisë janë vendosur në lidhje me dyshimin e kryerjes së veprës penale të marrjes së ryshfetit. Më 12 dhjetor 2023, meqenëse kërkuesi nuk ishte paraqitur në polici, prokurori kërkoi autorizimin e Parlamentit për një masë sigurie më të ashpër.
Më 21 dhjetor 2023 Parlamenti dha autorizimin. Më 30 dhjetor 2023, gjykata e shkallës së parë urdhëroi kërkuesin arrest shtëpiak, me arsyetimin se kërkuesi nuk kishte respektuar masën e mëparshme të sigurisë të vendosur ndaj tij, së bashku me ekzistencën e një dyshimi të arsyeshëm, rreziqet e arratisjes dhe ngatërresës. dëshmi.
Ai vendim u la në fuqi nga Gjykata Speciale e Apelit për Korrupsion dhe Krim të Organizuar (“Gjykata e Apelit”) dhe Gjykata e Lartë. Më 9 prill 2024, Gjykata e Lartë rrëzoi ankimin e kërkuesit për çështjet ligjore. Kërkuesi u ankua më tej, dhe këto procedura janë në pritje në Gjykatën Kushtetuese.
Kërkuesi paraqiti disa kërkesa për rishikim ose revokimin e arrestit të tij shtëpiak, të cilat të gjitha u hodhën poshtë. Më 11 shtator 2024, kërkuesi u akuzua për korrupsion pasiv (marrje ryshfeti) të kryer nga një zyrtar i lartë shtetëror në bashkëpunim me të tjerët. Më 13 shtator 2024, Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e fundit të kërkuesit për rishikimin e masave të sigurisë.
Që nga 30 dhjetor 2023, aplikanti ka qenë në arrest shtëpiak.
Duke u mbështetur në nenin 5 § 4 të Konventës, kërkuesi ngre çështjet e mëposhtme në lidhje me procedurën e rishikimit të arrestit të tij shtëpiak:
– Gjykatat nuk dhanë baza të mjaftueshme për të justifikuar privimin e tij të vazhdueshëm nga liria;
– Gjykata e shkallës së parë nuk ishte e paanshme sepse në vitin 1996 gjyqtari (i vetëm) i asaj gjykate ishte shkarkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, të cilin kërkuesi si President i vendit e kishte drejtuar në atë kohë;
– Nuk ka pasur asistencë juridike efektive, pasi avokatëve nuk u është lënë kohë dhe lehtësira të mjaftueshme dhe kërkuesi nuk ka mundur të takohet me ta;
– Vendimet nuk janë marrë brenda një afati të arsyeshëm.
Sipas nenit 3 të Protokollit nr. 1 të Konventës, ai ankohet gjithashtu se arresti i tij shtëpiak ka qenë arbitrar dhe i miratuar me qëllim që ta pengojë të ushtrojë detyrat e tij si deputet i zgjedhur ligjërisht.
1-A i shteroi ankuesi mjetet juridike të disponueshme në legjislacionin e brendshëm në lidhje me ankesat e tij sipas nenit 5 § 4 të Konventës (shih G.B. dhe të tjerët kundër Turqisë, nr. 4633/15, §§ 163-69, 17 tetor 2019) ? Në veçanti, a është një ankesë individuale në Gjykatën Kushtetuese një mjet juridik efektiv për t’u shteruar në këtë aspekt (shih Žúbor kundër Sllovakisë, nr. 7711/06, §§ 71-86, 6 dhjetor 2011, dhe, mutatis mutandis, Hysa v. Shqipëri, nr. 52048/16, § 54, 21 shkurt 2023)? A trajtohen ankesa të tilla me shpejtësinë e kërkuar si çështje ligjore dhe/ose praktike? Palëve u kërkohet të paraqesin kopje të vendimeve përkatëse të brendshme të nxjerra nga Gjykata Kushtetuese, nëse ka, duke treguar kohëzgjatjen e këtyre procedurave.
2-Pa paragjykuar pyetjen 1, a ishte procedura me të cilën është shqyrtuar ligjshmëria e arrestit shtëpiak të kërkuesit në përputhje me nenin 5 § 4 të Konventës (shih Idalov kundër Rusisë [GC], nr. 5826/03, § 161, 22 maj 2012, Cernák kundër Sllovakisë, nr. 78, 17 dhjetor 2013, G.B dhe të tjerët kundër Turqisë, §§ 174, 17 tetor 2019; )? Në veçanti:
(a) A ishte gjykata e shkallës së parë që trajtoi çështjen e aplikantit një gjykatë e paanshme?
(b) A dhanë gjykatat vendase arsye adekuate për të justifikuar arrestin e tij fillestar dhe atë të vazhdueshëm në shtëpi?
(c) A gëzonte kërkuesi ndihmë juridike efektive?
(d) A ishte kohëzgjatja e procedurave me të cilat kërkuesi kërkoi të kundërshtonte ligjshmërinë e arrestit të tij shtëpiak me kërkesën e “shpejtësisë” të nenit 5 § 4 të Konventës (shih Mooren kundër Gjermanisë [GC], nr. 11364 /03, §§ 106-07, 9 korrik 2009)?
3-A ka pasur shkelje të të drejtave të kërkuesit sipas nenit 3 të Protokollit nr. 1 të Konventës për shkak të kufizimeve në aktivitetet e tij parlamentare që rezultojnë nga arresti shtëpiak (shih Selahattin Demirtaş kundër Turqisë (nr. 2) [GC ], nr. 14305/17, §§ 388-89, 22 dhjetor 2020)?