Reagon Mane pasi nuk do të paraqitet në Botëror: Dua ta vendosi zemrën time në një akull
Sadio Mane nuk ia doli ta kalojë lëndimit dhe t’i bashkohej Sengelait për Kupëne Botës, Katari 2022.
Ylli i kombëtares së Senegalit nuk do të luajë në Kupën e Botës 2022.
Sulmuesi u dëmtua në Bundesliga në ndeshjen e Bayernit ndaj Werder Bremen, me ç’rast nuk ia doli të rikuperohet në kohë.
Para pak çastesh Federata e Futbollit të Senegalit njoftoi se Mane nuk është rikuperuar dhe do të mungojë në këtë botëror.
Mane ka reaguar pas lajmit të mediave me një postim mjaft prekës: “Mendoni se është më mirë ta vendos zemrën time në akull”, tha ai.
Senegali ndodhet në grupin A me Holandën, Katarin dhe Ekuadorin.
Think it’s best I put my heart on ice 💔 pic.twitter.com/j2FJCyuWdP
— Sadio Mané (@TheSadioMane) November 17, 2022