Reagon kryetari i Gjilanit: Viktima tani është e sigurt në duar të institucioneve
![Reagon kryetari i Gjilanit: Viktima tani është e sigurt në duar të institucioneve](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-182548-442x300.png)
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas raportimit se një grua po keqtrajtohet në Gjilan.
Ai ka thënë se janë marrë masat e nevojshme.
Reagimi i tij:
Rasti i raportuar në media gjatë ditës së djeshme për qytetaren me inicialet A.S na ka tronditur të gjithëve. Si Kryetar kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet e rendit dhe ato shëndetësore.
Ju siguroj se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe ju njoftoj se viktima tani është e sigurt në duar të institucioneve, e vendosur në rehabilitim shëndetësor. Gjithashtu, organet e rendit kanë trajtuar rastin dhe identifikuar fajtorin e këtij akti të shëmtuar, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës, gjatë mbrëmjes së djeshme.