Reagon kompania “Besa Security”: Furgoni ynë s’ishte cak i grabitjes së armatosur në Veternik

Kompania “Besa Security” ka reaguar pas raportimeve se një automjet i tyre ka qenë cak i grabitjes së armatosur në Veternik.
Sipas tyre kjo nuk është e saktë.
“Siç jeni në dijeni, në disa media është publikuar sot një lajm ku citohet se furgoni i kompanisë Besa Security ka qenë “cak i grabitësve” gjatë incidentit të ndodhur në Veternik. Dëshirojmë të sqarojmë se kjo nuk është e saktë.”
Kompania sqaron se furgoni i tyre ka qenë i pozicionuar dhe ngjarja ka ndodhur në afërsi ku cak i grabitjes ishte një furgon i një kompanie tjetër.
“Sipas informacioneve zyrtare dhe konfirmimeve tona të brendshme, furgoni i Besa Security ka qenë i pozicionuar në parkingun e ALBI Mall, duke realizuar detyrat e tij të zakonshme dhe nuk ka qenë në asnjë moment cak i ndonjë sulmi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi, ku cak ka qenë furgoni i një kompanie tjetër dhe, për fat të keq, një pjesëtar i asaj kompanie ka pësuar lëndime si pasojë e breshërisë së plumbave.”
“Shprehim keqardhjen tonë për këtë incident dhe i urojmë shërim të shpejtë të lënduarit. Për informacione të sakta, ftojmë mediat dhe opinionin publik të referohen tek burimet zyrtare të Besa Security.”
Prokuroria Themelore në Prishtinë: Dy të plagosur dhe asnjë i arrestuar nga grabitja në ‘Albi Mall’
Çitaku nga QKUK: Të plagosurit gjatë grabitjes e armatosur në Veternik në gjendje të rëndë
Gjendet e djegur në Hajvali, makina me të cilin dyshohet se po udhëtonin grabitësit e armatosur