Reagon Klinaku pas vendimit të Speciales për Shalën: Gjykata po i dënon luftëtarët e UÇK-së duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb

Reagon Klinaku pas vendimit të Speciales për Shalën: Gjykata po i dënon luftëtarët e UÇK-së duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb

Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka reaguar pas vendimit të Speciale për dënimin e Pjetër Shalës, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar kundër pushtuesit serb për lirinë e vendit.

Klinaku tutje ka thënë se Haga në emër të popullit po dënon luftëtarët e UÇK-së, duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb.

 

Reagimi i plotë:

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar kundër pushtuesit serb dhe për lirinë e popullit.

Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli.

Ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht.

LAJMI I FUNDIT: Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim

 

Shpërndaje në: