Reagon Jackie Chan: Nuk jam infektuar me koronavirus
Jackie Chan adreson shqetësimin për sigurinë e tij për shkak të koronavirusit.
Më shumë se 84.000 njerëz janë të infektuar dhe gati 2.900 kanë vdekur nga “COVID-19, i njohur ndryshe si koronavirus, shkruan DailyMail.
Afro 100 persona janë infektuar në Hong Kong, andaj kishte shqetësime se edhe Jackie Chan mund të jetë në mesin e të prekurve ose i mbyllur në karantinë.
Ylli botëror i filmit, 65 vjeç, përmes rrjeteve sociale siguroi fansat e tij se ai është mirë.
‘Faleminderit për shqetësimin e të gjithëve! Unë jam i sigurt dhe shëndoshë. Ju lutem mos u shqetësoni, nuk jam në karantinë. Shpresoj që të gjithë të qëndrojnë të sigurt dhe të shëndetshëm!”, ka shkruar aktori.
Aktori ka pranuar dhurata, përfshirë edhe maska për fytyrë nga njerëzit nga e gjithë bota, ndërsa frika nga koronavirusi po përhapet.
“Kam marrë edhe disa dhurata shumë të veçanta nga fansat në të gjithë botën gjatë kësaj kohe shumë të vështirë,” shtoi Chan në një deklaratë në www.jackiechan.com.
Ai falënderoi fansat që i dërguan maska dhe tha se ka kërkuar nga stafi i tij t’i dërgojnë ato ku ka nevojë.
Për shkak të koronavirusit ishte shtyrë edhe premiera e filmit të ri të Jackie Chan, për shkak të mundësisë së përhapjes së virusit në kinema.
https://www.instagram.com/p/B9EUcdplVsc/?utm_source=ig_embed