Reagon i dëbuari nga Australia, Novak Djokovic pasi Nadal fitoi AO sot
Novak Djokovic, tenisti serb i dëbuar nga Australia, e ka uruar Rafael Nadalin për fitimin e titullit të 21-të rekord në karrierë pas triumfit në një finale epike kundër Daniil Medvedevit në Australian Open të dielën.
Nadal, numër 6 në botë, u rikthye nga 0:2 në sete për të fituar 3:2, 2-6 6-7 (5-7) 6-4 6-4 7-5, në mënyrën më epike të mundshme kundër numrit dy të botës nga Rusia në Melbourne.
Medvedevi e kishte lojën në dorë duke mbizotëruar plotësisht në dy setet e para, para se Nadal ta shfaqte shpirtin e madh luftarak për tejkaluar atë në pesë sete.
Nadali nuk ishte i sigurt nëse do të rikthehej më në fushën e tenisit, pas një lëndimi serioz në këmbë.
Triumfi i në Australian Open 2022 nënkupton se Nadali tani ka më shumë tituj grand slam se Roger Federeri dhe se Novak Djokovici, të cilat i kanë nga 20 secili.
Djokovici kishte mbërritur në Australi më 6 janar me shpresën për ta mbrojtur titullin në Australian Open dhe për t’i tejkaluar rivalët Nadal dhe Federer.
Por tenisti 34-vjeçar nga Serbia u dëbua nga Australia pasi nuk ishte i vaksinuar kundër Covid-19.
Në një reagim në rrjetet sociale pas ndeshjes, Djokovic shkroi: “Urime Rafael Nadal për grand slamin e 21-të. Arritje e mahnitshme. Gjithmonë shpirt luftarak mbresëlënës që triumfoi edhe një herë tjetër”.