Reagon Ferizaj: Fansi që sulmoi gjyqtarin kishte probleme mendore, futbollisti në spital në gjendje kritike
Ndeshja mes Ferizajt dhe Ulpianës u ndal nga gjyqtari në minutën e 94-t të ndeshjes, shkruan Periskopi.
Kjo ndodhi për shkak se një fans kaloi rrethojat e stadiumit dhe sulmoi gjyqtarin.
Frustrimi i fansit erdhi pasi gjyqtari nuk ndali lojën derisa lojtari i Ferizajt, Thesar Ismajli ishte i shtrirë në fushë në gjendje kritike.
Klubi vendas ka njoftuar se edhe gjendja e futbollistit është kritike dhe si klub po luten për shërimin e tij të shpejtë.
Reagimi i KF Ferizajt:
Ndeshja: Ferizaj – Ulpiana është ndërprerë në minutën e 94-të. Ndeshja e zhvilluar sot në mes Ferizajt dhe Ulpianës është ndërperë në minutën e 94-të të takimit ku një lojtar i skuadrës sonë ka qenë në gjendje të rëndë dhe kritike, ku gjatë ndërhyrjes së stafit mjekësor, një tifoz me probleme mendore ka shtyrë gjyqtarin e ndeshjes e ky i fundit e ka ndërperë ndeshjen. Lojtari ynë, Thesar Ismajli gjendet në spital dhe gjendja e tij vazhdon të jetë ende kritike, andaj ne si klub lutemi për shërimin e tij të shpejtë.