Reagon biri i Fadil Vokrrit pasi emri i legjendës së futbollit kosovar ishte në listën e votuesve në Shqipëri
Shqipëria në ditën e zgjedhjeve po përballet me probleme të cilat është dashur të evitohen dhe atë shumë thjesht në ditën e zgjedhjeve parlamentare, me zëvendësimin e listave të vjetra me të reja.
Në listë në një nga qendrat e Tiranës figuron edhe emri i legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit, i cili ka vdekur para rreth tre viteve, më 9 qershor të vitit 2018
Pas këtij lajmi në një prononcim për Insportin ka reaguar djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri, i cili iu bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të përmirësohet ky gabim.
“Kemi qenë të befasuar nga ky lajm. Gabime të tilla nuk i bojnë nder as Shqiperisë e as demokracise. Shpresojmë dhe i bëjmë apel autoriteteve shqiptare që të permirsohet ky gabim dhe te hiqet nga listat emri i Fadil Vokrrit sa me parë”, tha Gramoz Vokrri, djali i legjendës së ndjerë.
Vlenë të theksohet se ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës kishte poseduar edhe nënshtetësi shqiptare.