Reagon babai i futbollistit Olti Hyseni: U keqinterpretua, e vërteta është ndryshe
Lojtarët që luajnë në Evropë po vazhdojnë ta refuzojnë mundësinë për ta përfaqësuar Kosovën, e kësaj liste i është bashkuar talenti Olti Hyseni, që e sheh vetën si ‘danez’.
Hyseni është duke mahnitur të gjithë në Danimarkë, pasi ka debutuar në divizionin e parë (liga e dytë) si 16-vjeçar, ndërsa ka shënuar dy gola e dhuruar një asistim në gjashtë paraqitje.
Megjithatë, Hyseni e ka bërë të qartë se qysh në këtë moshë të hershme s’po e konsideron fare përfaqësimin e Kosovës pasi ndihet danez dhe që Danimarka ka një kombëtare më të mirë.
“Nëna ime erdhi në Danimarkë në vitin 1999. Babai im nuk kishte nënshtetësi daneze dhe nuk u lejua të qëndronte. Në vitin 2007 mori lejen e qëndrimit dhe erdhi në Danimarkë, një ditë para se të lindja unë. Kam ndjesinë se ka pak Kosovë në mua, por jam më danez. Unë kam lindur dhe jam rritur këtu dhe të luaj për Kosovën nuk është pjesë e konsideratës sime. Ndihem danez, dhe Danimarka ka gjithashtu kombëtaren më të mirë”, u shpreh Hyseni.
Mirëpo, sipas babait të lojtarit, Flamur Hyseni, deklarata e Oltit është keqinterpretuar. Madje, në një deklaratë të Flamurit të publikuar nga gazetari, Arlind Sadiku, ai thotë se Olti ndjehet krenar që është shqiptar dhe që vije nga Kosova.
Mes tjerash, ai gjithashtu tha se për djalin e tij nuk ka pasur asnjëherë interesim nga Kosova, teksa theksoi se Shqipëria është në kontakte dhe përcjellje të vazhdueshme – duke përmendur se për Oltin është interesuar edhe Sylvinho, përveç trajnerit të Shqipërisë U21, Alban Bushi.
Deklarata e plotë nga Flamur Hyseni (pa ndërhyrje):
“Deklarata e Oltit eshte keqinterpretuar. Ai thote se nuk e ka marre ne konsiderate te luaj per Kosovën eshte sepse s’ka pasur as interesimin me te vogel nga Kombetarja e Kosoves per asnje grupmoshe, madje deri sot me kete interviste qe eshte 80% keqinterpretim i asaj cka ka thene Olti dhe si ndjehet, pak kush nga Kosova perveç rrethit familjar kane pasur njohuri per te dhe talentin e tij duke mos perjasntuar Shqiperine te cilet ne vazhdimesi jane ne kontakt te ngushte dhe ne percjellje te tij.
Edhe pse u be virale ne mediat vendore me deklaratën qe ndihet danez dhe që kombëtarja e Kosoves s’eshte nen ‘konsideraten’ e tij, e vërteta per Oltin ështe komplet ndryshe.
I siguroj te gjithe opinionin shqipetar se ka keqinterpretim ne deklaraten e tij dhe se e verteta e kesaj deklarate qendron ne ate se Olti asnjehere s’ështe kontaktuar nga agjente te Kombëtares se Kosovës, andaj edhe ka thene e qe nuk ka mundur ta konsideroje si opsion qe te luaj per Kosoven gjithe here per kete periudhe kohore.
Olti ka theksuar se ndihet danez vetem per nga shkaku qe eshte lindur, rritur dhe jeton ne Danimarke dhe qe cdo gje ne perditshmerine e tij siq eshte puna, shkollimi por edhe cdo gje lidhet me kete shtet.
“Gazetari gjerman e ka pyetur: Kur ti ke dy nacionalitete, ke prejardhje nga Kosova e ke nenshtetesi daneze, cilën kombëtare deshiron me zgjedh. Olti i eshte pergjigje citoj “jam mire me Danimarken” sepse ka qene i zgjedhur nga kombëtarja daneze, ka thene nuk e mendoj Kosovën sepse nuk me ka ardhur ftesë nga Kosova”.
“Olti as edhe nje here nuk ka thene se nuk ka ndjenje shqiptare, dhe kete e dine shume mire te gjithe ata qe e njohin nga afer Oltin, madje olti shiqon cdo ndeshje te kombetares Kosovare dhe asaj Shqiptare kuptohet kur nuk eshte vet i angazhaur ne lojen e futbollit ne ato qaste. Olti çdo pushim vjetor e bën me familjen ne Kosovë edhe pse mundesite jane qe te kaloj kudo ato pushime, cdo here Kosova eshte opsioni i pare.
Te jemi te sinqerte Shqiperia U21 e Alban Bushit para 3 muajsh e kane kontaktuar dhe kane shprehur haptas interesim per talentin 16-jeçar, madje edhe vet trajneri Sylvinho eshte interesuar, mirepo jo edhe Kosova.
Olti nuk i eshte imponuar kombëtares daneze, por puna dhe talenti i tij ka bere qe kombetarja daneze te qepet pas tij dhe ta ftoj neper grupmoshat siq ka qene ajo U16 dhe tash se fundmi ne kualifikimet per Kampinatin Europian per grupmoshat U17 ku Olti ishte vendimtar ne ndihmen dhene Kombetares Daneze U17 ne kualifikimet ne Europianin per grupmoshat U17 ku perfunduan te paret ne grup.
Olti per momentin eshte pjese e kombetares U17 te Danimarkes por kjo aspak nuk perjashton mundesine qe ai ne ta ardhemn te luaj edhe per vendin ku u linden prinderit e tij.
Si perfundim Olti eshte krenar qe eshte shqipetar dhe eshte shume krenar me Kosoven dhe historine e saj.
Olti ka shume pune per te bere perpara tij, shkrimet e portaleve do te jene vec motiv shtese qe ai te shkelqen ne boten e futbollit pse jo edhe per Kosoven tone te dashur”.