Reagon Arnautovic pasi u dënua nga UEFA që ia shau nën shqiptar Ezgjan Alioskit
UEFA ka publikuar vendimin e saj për ta dënuar reprezentuesin austriak, Marko Arnautovic me një ndeshje mos lojë.
Arnautovic nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e dytë të grupit kundër Holandës, që do të zhvillohet të enjten mbrëma.
Sulmuesi austriak në ndeshjen e parë të grupit C kundër Maqedonisë së Veriut, pasi shënoi golin iu drejtua me ofendime mbrojtësit shqiptar, Ezgjan Aliut.
Ai ofendoi duke e sharë me nënën dhe ka përdorur fjalën ofenduese “siptarsku”.
Edhe pse ka kërkuar falje madje edhe në gjuhën shqipe, si dhe vetë Aliu deklaroi se janë sqaruar me Arnautovicin, UEFA e ka dënuar duke dërguar sinjal të fortë se nuk lejon diskrinimin në eventet që organizon
Pas këtij vendimi ka reaguar vet futbollisti, i cili në rrjetin social, Facebook, shkroi: “Që prej së jam bërë baba i dy vajzave dhe jam i vetëdijshëm për rolin tim e të qenet shembull, veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët, unë pendohem për sjelljen time edhe më shumë. Fatkeqësisht, ka pasur deklaratat nga të dy palët, por prapëseprapë provokimet nuk e arsyetojnë atë që ndodhi. Menjëherë pas ndeshjes, ne biseduam miqësisht dhe i kërkuam falje njëri-tjetrit. Prapëseprapë, unë nuk mund ta zhbëj shpërthimin tim emocional me të (kërkimfaljen). “Fatkeqësisht, jam i pezulluar për ndeshjen e nesërme (kundër Holandës), por ndaj Ukrainës do të jap 100 për qind nga vetja për Austrinë.”
Postimi: