Reagon anëtari i KQZ-së pas raportimit të Periskopit se mbështetësi i VV-së u fotografua me 22 pako me fletëvotime: Kjo është vepër penale
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi ka reaguar pas raportimit të Periskopit, ku një mërgimtar shihet me 22 pako me fletëvotim në duar duke bërë thirrje që të votohet VV’ja.
Gashi thotë se kjo është vepër penale, dhe ka kërkuar nga Prokuroria që të merren me rastin.
Ai kërkon që personi në fjalë të hetohet dhe të ndiqet për cenim të procesit zgjedhor.
“Kjo është vepër penale. Prokuroria duhet qysh sonte të caktojë prokurorin e rastit!
Kjo rrezikon të gjithë kontigjentin e votave me postë nga diaspora. Ky person duhet hetuar dhe ndjekur për cenim të procesit zgjedhor”, shkroi Gashi.