Reagon Ali Daei pasi Ronaldo barazoi rekordin e tij për më së shumti gola me Kombëtare

Cristiano Ronaldo ka pranuar një mesazh nga legjenda e Iranit, Ali Daei, duke ndjekur rekordin e barazuar për më së shumti gola në histori me Kombëtare.
Ronaldo dje shënoi dy gola në barazimin ndaj Francës, ku Portugalia u kualifikua tutje.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë tani ka shënuar 109 gola për Portugalinë, duke barazuar rekordin që Daei e kishte vendosur me Iranin mes viteve 1993 – 2006.
Ish sulmuesi i Bayern Munich e ka uruar Ronaldon që barazoi këtë rekord, që deri vonë shihej si i paprekshëm.
“Urime për Cristianon që tani është një gol larg thyerjes së rekordit tim të golashënuesit numër një në Kombëtare”.
“Jam i nderuar që ky rekord i pabesueshëm do t’i takojë Ronaldos, kampion i madh i futbollit, humanist i kujdesshëm që inspiron gjithë botën. Vazhdo”, shkroi ai në Instagram.
View this post on Instagram