Reagon aktori i “Rrushe” pas përkthimit në shqip nga “Top Channel”
Aktori i serialit “Rrushe”, Shkumbin Istrefi ka reaguar pasi ky serial u transmetua me titra në shqip në “Top Channel”.
Ai përmes një postimi në e ka cilësuar veprimin të mirë për dy arsye, raporton Indeksonline.
Sipas tij është mirë shfaqja me titra për personat që nuk dëgjojnë dhe gjithashtu të kuptohet nga të gjithë shqiptarët.
Reagimi i plotë:
Seriali “Rrushe” ka filluar te shfaqet ne Top Channel. Ne transmetim shfaqen edhe titrat ne gjuhen shqipe (afersisht standardi). Po lexoj reagime te ndryshme lidhur me kete ceshtje.
Une mendoj qe eshte mire qe seriali shfaqet me titra shqip per dy arsye kryesore.
1. Qe ngjarjen ta kuptojne edhe personat qe nuk mund te degjojne.
2. Qe ngjarja te kuptohet nga secili shqiptar kudo qe jeton.
Gjuha e folur ne serial eshte gjuhe e folur e karaktereve, ne menyre qe loja te jete me e natyrshme dhe me “besueshme” per shikuesin.
Seriali “Rrushe” nuk e ka obligim e as qellim afirmimin e gjuhes standarde, por eshte serial drame/krim/aksion.
Shikim te kendshem dhe bravo per Top Channel qe po e shfaq kete serial, qe sipas meje, ka ngritur standardin e prodhimeve televizive te luajtura kendej e andej kufirit.