Reagon AGK pasi u sulmua ekipi i T7: Ky akt ndodhi para kryetari të KQZ dhe nuk mori asnjë masë

Reagon AGK pasi u sulmua ekipi i T7: Ky akt ndodhi para kryetari të KQZ dhe nuk mori asnjë masë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi ekipi i T7 është kërcënuar në Qendrën e Numërimit të Votave në Pejë.

AGK ka thënë se ky është një sulm i papranueshëm ndaj lirisë së mediave dhe punës së gazetarëve.

“Më shqetësues është fakti që ky incident ndodhi në prani të kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pa asnjë ndërhyrje apo masë nga ana e tij.

AGK i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë masa ndaj personit në fjalë dhe të garantojë një mjedis të sigurt për gazetarët gjatë mbulimit të proceseve zgjedhore”, thuhet mes tjerash në reagim.

Kërcënohet ekipi i T7 në Qendrën e Numërimit në Pejë

 

Reagimi i plotë:

Në Pejë kërcënohet ekipi i T7 në Qendrën e Numërimit të Votave
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka pranuar me shqetësim pengimin e ekipit të Televizionit T7 nga menaxheri i Qendrës së Numërimit në Pejë, Abdurrahim Haxhisefa. Sipas informatave, gazetarja Arianitë Zhegrova dhe kameramani Gjens Karaqi janë ndaluar dhe penguar në kryerjen e detyrës së tyre, madje janë kërcënuar edhe me thyerjen e kamerës.
Ky akt është një sulm i papranueshëm ndaj lirisë së medias dhe punës së gazetarëve, të cilët kanë për detyrë të informojnë publikun mbi proceset e rëndësishme si ai i numërimit të votave. Më shqetësues është fakti që ky incident ndodhi në prani të kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pa asnjë ndërhyrje apo masë nga ana e tij.
AGK i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë masa ndaj personit në fjalë dhe të garantojë një mjedis të sigurt për gazetarët gjatë mbulimit të proceseve zgjedhore.

Shpërndaje në: