Reagon presidenti i cili hyri me revole në fushë të futbollit

Periskopi.com Sporti

Greqia reagoi shumë shpejt pas ngjarjeve të ndodhura në stadiumin “Tumba” të Selanikut, në fundin e ndeshjes mes PAOK-ut dhe AEK-ut të Athinës.

Policia greke bëri të ditur se ka lëshuar një urdhër arresti në drejtim të pronarit të PAOK-ut, Ivan Savidis, i cili hyri në fushën e lojës i pajisur me armë për të trembur gjyqtarin e ndeshjes.

Së fundi, presidenti ruso-grek i PAOK-ut, ka kërkuar falje publike me një deklaratë të tij:

“Të nderuar zotërinj, dëshiroj të kërkoj falje ndaj të gjithë tifozëve të PAOK-ut, të gjithë tifozëve grekë, komunitetit të futbollit. Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Natyrisht, nuk kam të drejtë të dal në fushë në atë mënyrë. Reagimi im emocional është shkaktuar nga gjendja e përgjithësuar negative, që mbizotëron në futbollin grek kohët e fundit dhe nga të gjitha ngjarjet e papranueshme që ndodhën në fund të ndeshjes PAOK-AEK.

Veprimet e gjyqtarit, ndërprerja e ndeshjes, protestat dhe hyrja në fushë e dhjetëra njerëzve të të dy ekipeve. Të gjitha këto mund të bënin që situate të degradonte dhe qëllimi im i vetëm ishte të mbroja tifozët e PAOK-ut nga provokimet.

Nuk kisha ndërmend të ndërhynja te skuadra kundërshtare apo gjyqtarët. Nuk kam kërcënuar askënd. Unë dhe kolegët e mi jemi peng i institucionit të futbollit, që është krejtësisht i sëmurë. Po luftoj dhe do të vazhdoj të luftoj kundër sulmeve të vazhdueshme në të gjitha nivelet për një futboll të ndershëm, me arbitrim të ndershëm.

Përsëri kërkoj falje! Presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidis